Peja dhe poeti
Rugova dhe poeti
Kosova dhe poeti
Shqiptaria dhe poeti
Në çdo fundmaj në qytetin
nën Alpet shqiptare
mbaheshin takimet letrare
kombëtare e ndërkombëtare
e rridhnin për Azemin vargjet
e gëzonin për Azemin pragjet
e ngriheshin në piedestal emrat
e gëzonin e gëzonin zemrat
Dikush tha se Peja e harroi poetin
unë them-jo
Dikush tha se Rugova e harroi poetin
unë them-jo
Dikush tha se Kosova e harroi poetin
unë them-jo
Dikush tha se Shqiptaria e harroi poetin
unë them-jo
Unë them jo se nuk mundet
sepse për poeti Peja tundet
Unë them jo se nuk mundet
sepse për poetin Rugova shkundet
Unë them jo se se për poetin
rrjedh edhe vetë Drini i bardhë
Unë them jo se nuk mundet
sepse për poetin Shqiptaria rri në rradhë…