Shkoi gomari
Erdhi Kali
Më i keq i dyti
Se i pari
Me yll n'ballë
I shërbyen qifarit.
Nuk ka as një komb n'botë
N'Evropë jo se jo
Që yllit ia ka parë sherrin
Më shumë
Se Shqipëria
Dhe shqiptari
U bënë bashkë
Djalli me sllavin
Kundër interesave
T'shqiptarëve
N'gadishullin e Ballkanit.
Si Tito dhe Enveri
Rankoviqi, Dushan Mugosha
Edi Rama me ca shokë
Kundër Shqipërisë
Edhe Kosovës
Po e ndjekin
T'njëjtën rrugë.
Sa t'qëndrojë n'krye t'Shqipërisë
Pjella komuniste e Rusisë
Kurrë ska për t'parë
Shqipëria dritë.