Evropë he “budallicë”
Ka kaluar koha
Kur i ke falë
Serbisë toka t' shqiptarisë.
Tani është një kohë tjetër
Edhe Serbia e ka kuptuar
Se një pjesë e territorit saj
Është n' tokë t' huaj .
Kosova është shtet
Është ndërtuar
Me shumë sakrifica
Dhe mbi një det gjak
Mizorive t' panumërta
Nga gjenocidi anti shqiptar serb.
Edhe tani Serbia
I sheh ëndrrat e Kralve
Për t'i aneksuar me luftë
Tokatë e shqiptarëve .
Evropa duhet ta di
Se pa hangjin
Nuk mund t'i falën Serbisë
Tokatë e Dardanisë
Dhe se
Paqa n' Evropë
Nuk mund të ruhet
Në dem t' Dardanisë
Duke ia falë Evropa
Tokatë e shqiptarëve Serbisë
Siç ka bërë dikur
Për hir t' Rusisë
Por kjo edhe mund t' ndodh
Nëse Amerika
Ia kthen shpinën Kosovës
Për shkak t ‘interesave t ‘Serbisë
Duke ëndërruar
Se këtë shtet fashist
Do ta largoi
Nga aleanca me Rusinë.