O, ju njerëz të botës së lirë
Mos u besoni atyre kobzezëve,
Që ushqehen me mite të mykura
Mos u besoni dokrrave të fikura.
Mos u besoni atyre të humburve
Që vrasin e presin fëmijë në djep,
Vetëm për të pushtuar e për t’pasur
Sa më shumë autokraci e pushtet.
Mos u besoni atyre që para tempujve
Gjunjëzohen dhe zgurdullojnë sytë,
Ndezin drita n’kisha e xhamija edhe n’prag
Ndërsa djallin e fshehin përbrenda në bark.