Këtu në Rahway
të New Jersey
jemi prej vitesh komshinj
Unë në katin e tetë
Ai përballë meje në shesh
me gishtin në ballë
i menduar thellë rri
Me babain
e ndriçimit të botës
e kaloj shumë mirë
edhe pse unë shqiptar
e ai serb,thonë se edhje ti ke rrënjë tjera…
Të dy e shohim
njeri -tjetrin në sy drejt
Çdo mëngjes e përshëndet
e ai me nderon e me sy
ngrohtq me ndjek
tek pranë tij me kapuçino
në dorë kaloj shpesh
Këto ditë me lajme Mitrovice
atje në Ballkan
Në trojet tona komshinj
e pyeta babain e ndriçimit
pse mban gishtin në ballë
e je i mërzitur zotni
Bota po ndriçohet
me tha, e trojet tona jo
Me Tivar, Mostar e Reçak
as në bust këtu në Amerikë
trazhgimtarët e mi
nuk po më lejnë rehat
Ai me gishtin në ballë
duket sikur Serbisë po i flet
është shekulli i njezet e një o milet
e shkenca e Çubroloviçit ka vdekë.
Mitrovicë Pazar i Ri
Novi Pazar,
Pazari i Ri
Te parët me mësuan
deri aty është Shqipëri
aty kemi varre
që ruajnë kufi
Plisat e bardhë
prej shekujsh
piramida rrinë aty
Çakorr, Plavë e Guci
prapë kufi
Edhe lisat bërtasin
se sa krena janë vare
e gurët e rëndë flasin
se sa varre shqiptarësh ka aty
Mitrovicë
Shen Berlin përsëri
e me bekim të mallkuarish shqiptar,
që lanë armet e bënë parti,
do të bëjnë aty Pazar te Ri
Mitroviceë
Pazar i Ri
pazar i vjetër i Europës
në kurriz të Shqipërisë
me firmetare falës
trojesh e gjysha varrësh
e që blejnë jetë turpi
pa nder e lavdi.