Francis Bacon, i njohur gjithashtu si Lord Verulam, ishte një filozof dhe burrë shteti anglez. Punimet e tij shihen si shtysë për zhvillimin e metodës shkencore dhe mbetën me ndikim gjatë revolucionit shkencor.
Për lexuesit tanë sjellim një përmbledhje të thënieve më të bukura të Bacon:
Shpresa është një mëngjes i mirë, por është një darkë e keqe.
Mosha kuptohet më së miri në katër gjëra: te druri i vjetër për t’u djegur, te vera e vjetër për të pirë, te miqtë e vjetër për t’u besuar dhe autorët e vjetër për t’u lexuar.
Disa libra duhen shijuar, disa duhen gllabëruar, por vetëm disa duhen përtypur dhe tretur tërësisht.
Historitë i bëjnë njerëzit të mençur; poezitë – mendjemprehtë; matematika – delikatë; filozofia – natyrorë, të thellë, moralë e seriozë; logjika dhe retorika – të aftë për të luftuar.
Çudia është fara e dijes.
Paraja është një shërbëtore e madhe, por një pronare e keqe.
Një pyetje e matur është gjysma e mençurisë.
Nëse një njeri dëshiron të fillojë me siguri të plotë, ai do të përfundojë në dyshime; por nëse ai do të kënaqet duke filluar me dyshime, ai do të përfundojë me siguri.
Një njeri i mençur do të krijojë më shumë mundësi sesa gjen.