Thëniet ndryshojnë nga vendi në vend. E sidmos atje ku traditat janë dukshëm më të dalluara.
Edhe në Indi ka persona të cilët kanë lënë pas thënie të shumta dhe interesante.
Si:
Të paditurit blejnë libra, të diturit i lexojnë; të pasurit blejnë kuaj, të mençurit i kalërojnë.
Vetëm gungaçi e di si të shtrihet rehat.
Vetëm një kërbaç kalit të mirë, vetëm një fjalë njeriut të mençëm.
Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë, kur e humbasim.
Yjet nuk druajnë se mund të duken xixëllonja.
Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.
Zëri i të vobektit, qoftë i bukur e i drejtë, nuk lë mbresë pranë atij të pasanikut, është si kënga e fyellit që mposhtet nga krismat e daulles.
Zgjati këmbët sipas çarçafit.
Si të jetë mësuesi do të jetë nxënësi.
S’ka hundë as veshë megjithatë do vathë e unaza.
S’mund të marrësh qumësht nga bualli, por as nga dybeku po i hodhe ujë.
S’ndahet uji sado ta godasësh me shkop.
Shih erën para se të nisësh barkën.
Shiu dhe lotët të ndihmojnë të fitosh përvojë.
Shiu i lotëve është i nevojshëm për të vjelë frytet e dijes.
Shpifja mbijeton tej vdekjes.
Shtëpia e mendjemadhit zakonsiht është bosh.
Shtëpi do të thotë grua.