Kur pozita
Hanë flija
Harron
Se çka duhet
T'hanë qytetarët
Kur i ka goditur kriza.
Opozita dhe pozita
Bëjnë gara n'parlament
Se cila më shumë
I ndihmon qytetarët
Kur seanca përfundon
T'dyjat harrojnë
Çka kanë thënë
Posa dalin jashtë
Xheoat për veti
I kanë plotë
E pse qytetarët nuk kanë
As mendja fare
Sju shkon.
Kështu ka ndodhur
Nga t'gjitha qeveritë e pas luftës
Posa i kanë fituar zgjedhjet
Me premtime t'rrejshme
N'seancën e parë t'parlamentit
I'au kanë rritur rrogatë vedit
Për hallet e qytetarëve
As nuk u ka shkuar mendja.
Kanë blerë tesha e kollare
Villa, toka e banesa
Janë pasuruar vetë
N'kurriz t'varfërisë së qytetarëve.
Edhe qeveria aktuale
Parase t'vinte n'pushtet
Premtoi shumë
Qytetarëve ju tha:
Do t'ketë punësim
Rritje rrogash
Arsim cilësor
Dhe shëndetësi t'mirëfillt
T'gjitha këto premtime
Shkuan huq
Sepse për veq fjalëve boshe
As një nuk u bë realitet.
Me qeveri t'tilla
Kosova nuk mund t'shkojë përpara
Qytetarët nuk kanë tjetër zgjidhje
Përveqëse për ta lëshuar vendin e vetë
Me strajcë n'shpinë
E shpresën n'thes
T'dermuar nga varfëria
Siq është ma keq.