Nga lashtësia dikund thellë i ke rrënjët
Aty linden edhe u rritën dardanët,
Nëntokën tënde bota do ta kishte lakmi
Dhe thneglat do ndërtonin nga metali shtëpi.
Tërë shtatin e ke t’përhirë nga metalet
Ibri i freskët ia lanë sytë në bregore,
Sa herë ujqërit e dehur si hije të egra
I humbin rrugët e tyre nëpër mjegulla.
Qytet i metaleve n’mes kodrave e maleve
Edhe hëna e ndal frymëmarrjen e mahnitur,
Duke pasur lakmi yjeve në kaltëri si cokllojnë
E grabitqarëve meri, n’sytë e diellit s’qepojnë.