1.Ç'është kështu?
Flokët bjond,fytyrë purpur dhe shëndeti i harlisur
Të jepë dritë e të jepë nur,mendja ime merr të"krisur"
Rri pozon sikur nuk pyet,sikur je"punëterezi"
Ky pozim mua më ngetë,ndaj dhe mendja mbetë aty,
E shikon që dhe pëlqehesh,tutje-t'hu zë bën sfilatë
Nga "pëlqimet"sikur dehesh dhe na shpie në"mëkat".
Mendja del nga burgjia.kush prej nesh nuk u "trullos"?
Aq e madhe "asfiksia",gati jap sinjalin"sos".
2.Ti je si bleta
Ti je si bleta:e di mirë ku thumbi dhëmb më shumë
Se kot nuk m'i ngule sytë mbushur qiell
Të them të drejtën aq e humba unë,
Sa jam gati të shkoj në esfel,
Se ndjenjat e mia të"fjetura" prej pleqërisë
Befas m'i zgjoi ai shikim aq i beftë
U kapa pas atij shikimi si djalërisë
Dhe "thumbi" yt qe i mjaltë,moj bletë!
3.Ç'të kujtoj më parë?
Ç'të kujtoj më parë,moj mike?
Sytë e mëdhenj apo buzët tërë lëng
Tadish, ta dish, moj shpirte,
Dhe tani koka ma bën"tëng"
SE kam ardhur poshtë qershisë
SE këtu "shkëmbyem kredencialet"
Sado jam në moshë të pleqërisë
Kam nostalgji e mbytem nga mallet.
Malli i vjetër është si vera e vjetër
Sado kalon kohë,bëhet më i çmuar
Flas me vete dhe s'kam ç'them tjetër
Se malli për ty më ka pushtuar.
4.Një tufë lule nga ti
Një tufë lule qe"sebepi"
Po pastaj,mike,ç'na gjeti?
-Zgjidh,-the,- lulen që i ngjaj!
(Po,kur thonë,që"paskam faj?")
Kur shoh"ujkun",s'kërkoj "gjurmën"
Të"vras ujkun",bëj gati"pushkën"
"Pushkën zbraza","ujkun vrava"
Lulen nga"tufa",ndava,
5. Më erdhe në gjumë
Erdhe m'u shfaqe në gjumë,gjumi mori arratinë
Tani me ty "paskam punë",edhe më s'e mbylla synë
Kur ka dasëm,s'shkoi për"shkarpa",por në krye"dollibash"
As që pyes ç'ndodh më prapa(si kiameti të vijë pas?!!!)
Sado që është "sport i rëndë",është i rëndë për moshën time
Edhe ti je si zok me pëndë,"cicëron" tek"tënda ime"
Po të them unë,"dollibashi", se e ngrita prapë"dollinë"
Nëse gjumi im çarti,gjeta prapë dashurinë.