Në sallën e mbushur plot në Prishtinë u dha premiera e veprës “Messa da Requiem” nga Giuseppe Verdi.
Një mbrëmje që ofroi perfeksion të artit e muzikës bëri bashkë në skenë rreth 250 muzikantë.
Kjo u organizua si bashkëpunim mes të Orkestrës dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të Operës së Kosovës dhe Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë dhe me pjesëmarrjen e Korit të fëmijëve “Okarina” dhe Korit të Qendrës së Fëmijëve të Prishtinës si dhe kastës së solistëve të dalluar Daria Masiero – soprano (Itali), Ivana Hoxha – mexosoprano (Shqipëri), Klodjan Kaçani – tenor (Shqipëri) dhe Davide Procaccini – bass (Itali).
Nën drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa publiku shijoi një interpretim mbresëlënës të një prej veprave më të njohura të muzikës klasike.