Ëndrrat e dlira
Nën sqetullën tënde i struka,
Dhe gjakun në damarë
Më të kuq se rubinët e pata.
Më rrëshkiti vështrim tinëz
Përtej mbi shtratin e lumit
Në kërkim të Zeusit e graha
Tërkuzën e tundimit.
Mbi etjen e buzëve të tua
U shkriva si të isha bulëz vese,
Në qemerin e shpirtit tënd
Me skatul e pastrova honin
E hamëndjeve e mëdyshjeve
Që deri vonë nuk patën gjumë.
Për sa kohë rri në pritje
Me areolën e agimit të kuqërremtë,
Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë
Pishtarin me flakë
E për në Olimp më prin..