Thëniet janë stolia e të folurit, dhe kënaqësi për ata që i dëgjojnë.
Më poshtë keni një koleksion nga mençuritë e popullit korean:
Po të humbësh mikun e dashur, do ta kujtosh shtatë vjet, po ta braktisësh atdheun, do ta kujtosh deri në vdekje.
Dhjetë që gërthasin, përfitojnë më tepër se dhjetë që heshtin.
Borxhi i gojës paguhet me stomak.
Shpirti i njeriut si pylli shumë i dendur, nuk kalohet tejpërtej.
Po u gremis shtylla e shtëpisë, gremiset shtëpia e tërë.
Atë që nuk ta mëson dot nëna, ta mëson bota.
Atje ku është dashuria e sinqertë, atje është lumturia e vërtetë.
Kur të dalë fjala, kalëron erën.
Mos e beso lëvdatën e armikut.
Duke kaluar gomari dorë më dorë më në fund humbet.
Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe.
E ardhmja është një fëmijë në prehërin e nënës.
Në botë ka shumë të këqij, por s’ka armik më të keq se miku i keq.