T'gjithë njerëzit n'botë
Qofshin ata të krishter
Apo muslimanë
Vetëm 4 grupe
T'gjakut i kanë .
Populli më i vjetër
N'Gadishullin tonë
Janë shqipëtarët
Dikur t'gjithë pa përjashtim
T'besimit t'krishtër
Më vonë u konvertuan
Edhe n'besimin islam.
E arritura më e madhe
Për këtë popull t'lashtë
Është vetëdija e lartë
Për ta kuptuar
Se para t'i takojnë
Besimit t'krishtër apo muslimanë
I takojnë kombit shqiptar
Njërit më t'vjetrit
N'trollin evropian.
Ata që orvatën
Për t'i ndarë shqiptarët
N'krishterë opo muslimanë
Janë armiqtë ma t'mëdhenjë
T'kombit tonë.
Para se t'jemi t'krishterë
Apo muslimanë
T'gjithë ne lindim shqiptarë
Këtë fakt duhet skalitur
N'vetëdijën e fëmijëve tanë
Duke filluar nga familja
Dhe n' t'gjitha shkollat
E arsimit fillor
Gjersa ta kuptojnë
Se besimin mund ta ndrrosh
Por kombi shqiptar
Mbetet i pandryshueshëm përgjithmonë.