Të premten, 30 qershor, në hapësirat e Universitetit Evropian të Tiranës, UET PRESS bën promovimin e librit "Unë jam Kosovë", të autorit nga Prishtina, Migjen Kelmendi.
"Shkrimet e zgjedhura të Kelmendit, të paraqitura në këtë vëllim, përbëjnë një dokumentim historik të procesit ideologjik të shtet-ndërtimit të Kosovës të pasluftës nën tutelën ndërkombëtare, deri në shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008", thuhet mes tjerash në parathënien e Dr. Stephanie Shëandner-Sievers.
Prezantimin e librit do ta bëjë Dr. Ardian Muhaj (Instituti i Historisë/ Akademia e Studimeve Albanologjike).