Dy festa të mëdha kalendarike
Njëra thirret në fat e shëndet,
E tjetra për humbje shekullore
Gjatë një kohe, prej 634 vjet.
Kurban Bajrami me Vidovdanin
Nuk krahasohen, për asnjë çmim,
E para hap rrugë me mish kurbani
E dyta mbyll lëvizjet për qarkullim.
T’i kremtosh humbjet me lëvdata
Për mitet e “zhveshura” me interes,
Është sikur brenda kur të zë nata
Sillesh vërdallë, si macja në thes.
Nga Beteja e Kosovës me siklet
Sa sulltanë, mbretër e gjeneralë,
Treten si shkuma e valës në det,
Duke ikur me bishtin nën shalë!