Ndër galaktikat me yje
Që kemi parë a dëgjuar,
Më të bukurën e tyre
Zoti na e ka dhuruar.
I tha Nikut edhe Edës
Ju meritoni shpërblim,
Edhe fati prapa derës
Erdhi i mbarë, plot gëzim.
Zemrat tona lulëzim
Shpërthyen ujëvara mali,
Yjësinë më me shkëlqim
Porsi një princeshë na fali.
Tre korriku ne na bëri
Më të pasurit në botë,
Para 7 vjetësh zëri
Kumboi ëmbël, kaltër, ngrohtë.
Nuk qe zanë, as yjësi
Nga ato ç'ka unë përmenda,
Perëndia vetë e di
Pse mua më gufon zemra.
Kur na dërgoi thesarin
E bekoi dhe na vështron,
3 korriku bën beharin
Stinë për në medaljon.
Vajza me emrin e çmuar
Perla se është perlë vërtet,
Çdo ditë, duke princëruar
Rritet e denjë në jetë.
E mbylli klasën e parë
Shembullore në çdo lëndë,
Ajo ndrin e ne krenarë
Jemi e i thurim këngë:
Pupurushe, moj Pupurushe
Moj më e mira në klasë
O gjerdan i artë për gushe
Se ti shoqet i le pas.
Ti je krenari e shkollës
Je elitë te "Elita",
Po ti dhe shkronjat e dorës
I shkruan aq bukur, si drita.
Ti Purushe je e madhe
Sa shumë e do Amin motër,
Për të ti je kujdestare
Po ndonjëherë e quan lodër...
Kur vjen komandant i vogël
Mares gazmor takon motrat,
Ç'gjuhë flet mosha me moshën
Një botë e tërë te lodrat.
Të lumtur jemi vërtet
Mbushur mjaltë na ngjan shtëpia,
Presim të na bëhen çetë
Nga Tirana, Italia...
Ju, kështu gufon gëzimi
Më shumë si gjyshër ç'kërkojmë?!
Qetësi e edukimit
Na jep krahë të fluturojmë...
Perla shkon në klasë të dytë
Dhe ne gëzojmë sa deti
Ju duam sa të dy sytë
Gjyshe Mejua, gjysh Alberti.