Të betohem!
Nëse kush mendon
Se nuk dua të shoh
Ju vërbofshin sytë.
Nëse kush thot
Se nuk të dua
E lëshoft zemra
Nëse të qortojnë
Të mos flasim
Unë e Ti
Ju martë goja.
Nëse kush sajon
Të mos takohemi
I vraftë malli ynë.
Vet mallkimi
Nëse të thonë
Se nuk dua të shoh
M’u vërbofshin sytë.
Nëse të thonë
Se nuk të dua
Më lëshoft zemra.
Nëse të flasin
Se unë
Nuk dua
Të flas me TY
Mbetsha Memec
Për jetë .
Nëse të thonë
Se unë
Nuk dua
Të takohem
Me Ty
Më vraft malli.
Sa afër e sa larg
Sa afër jemi
Qëndrojmë larg
Afër ndjehemi
E shihemi rrallë
Mendjen bashkë
Takohemi në ëndërra
Kush na ndau
Malli na kalli
Urojmë
Nuk mallkojme
“Ju shitoft Zana!”
E themi
Uratën e Krishtit
Fali Zot!
Nuk dijnë çka bëjnë!