Menaxhim i zi, me autoambulanca dhe kishat për Serbi

Kultura

Menaxhim i zi, me autoambulanca dhe kishat për Serbi

Nga: Sami ARIFI Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:47
Sami ARIFI

Me autoambulanca transportim t’ armëve,

n’ Kosovë po sjellë dora gjakatarëve…

kishat ortodokse po bëhen magazinë,

para syve t ‘botës armë nga Serbia vijë…

Po i shfrytëzon Serbia për t’ bërë tragjedi,

se ndëshkojë Bota por bëri mahi…

Serbia mbetet kriminale ashtu si ka qenë,

me ledhatime kurrë ujku s’është bërë qen…

Për t ‘vrarë shqiptarë armët nga Serbia vijnë,

çudi si ndërkombëtarët me duar kryq rrinë…

T ‘mallkuar qofshin tanët që s’bëjnë unitet,

për tu ulur n ‘shkëmb mbysin vëllain e vet…

Uroj që sot s’ bashku ata t ‘bëjnë fuqinë,

mos t ‘rrëzojnë vetveten…

S’ bashku t ‘mposhtin t ‘zezën Serbi,

s’ka vend dëmi asnjëherë nga vëllai,

mijëra vrasje burgosje pati populli nga shkjai…

O ju të verbuar që sot jeni t ‘mjerë,

mos i bëni kombit për s ‘gjalli ferr…

S’ bashku sot është koha,

moti për ne t ‘ndriçojë…

vendin ta zotërojmë Zoti ku na dërgojë

S’ ndryshojë Serbia mbeti si ka qenë,

me ledhatime kurrë ujku s’është bërë qen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat