Me ftesë pune në një vend për miqësi,
ishte njeri ndër ta zhurmagji…
Rrihte gjoks t’ gjitha i di,
dorëzat pa lidhë i kishte lënë…
Sepse s’ishte n’ atë profesion…
Pak janë tillë njerëz që thonë gjithçka dijë,
por dëm t’ madh bëjnë n’ shoqëri…
Zvogëlojnë përpjekjet për punë madhore,
çështjet kruciale na mbesin pas dore…
Fryma e punës kolektive mos të dëmtohet,
individi pengesë t’ largohet…
Punët e mëdha bëhen bashkë,
armiqve frika u hynë n’ asht…
Si individ m’ koti jemi,
kur frymë kolektive t’ punës s’kemi…
Po t’ jemi t’ bashkuar,
zëri n’ piedestal ka për t’ na u dëgjuar…