Ikën shpejt stinët dhe koha
Vrulloi bashkë me hapin tënd
U rrite mbesa ime e bukur sa bota
Gazi yt fëminor mua gjyshit më çmënd.
Je dritë e gëzim, fllad që fryn në verë
Je gjithçka për mua, yll bukurie
Dhe dimrin kallkan ti ma bën pranverë
Frymëzimet m’i nis në shtigje lumturie…
Pesë muaj që buzëqesh e ëmbël si lule
Dhe zemrën ma mbush gjithë dashuri
Je melhem që më shëron çdo plagë
Dhe shpirtin ma ushqen me dashuri…
Edhe njëqind mote të uroj vogëlushe
Të rritesh e lumtur, të rritesh me gëzim
Gjithë lulet në kopështe të panjohur i këputa
Me buqeta shumëngjyrëshe e shkruajta emrin tënd…