Në çaste të vështira të ndjeva pranë
Me zellin përkushtimtar dhe tënden mirësi
Të sëmurëve dhe të lënduarve ju jep kurajë
Në çdo fjalë e veprim përcjell dashuri.
Nuk jepesh kurrë, nuk ngre flamuj të bardhë
Ti nuk i dorëzohesh kurrë pamundësisë
Që pacientët të ndihen optimistë e luftëtarë
Ti portat ia hap cep më cep mirësisë…
Unë vetë e provova tëndin përkushtim
Qetësinë që më fale kur luftoja për jetën
Ndaj sot të solla si dhuratë vargun tim
Të sëmurët duhet që ta dinë të vërtetën…
Në çaste të vështira të ndjeva pranë
U bëre mik e shok pa të njohur kurrë
Të falenderoj me zemër pa fund e anë
O mjek, o mik, o shok, o zotni burrë!...