Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar të premten mbrëma, kundër Komunës së Skenderjat e cila ka nisur rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik.
Ky objekt, sipas MKRS-së, është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje, si dëshmi e historisë kulturore dhe rëndësisë së saj për banorët e Runikut dhe fshatrat rreth tij.
“Ndërhyrjet degraduese nga ana e Komunës së Skenderajt janë bërë pa pëlqimin e institucioneve të MKRS-së dhe në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Institucionet përgjegjëse të Ministrisë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të bërë vlerësimin fillestar të gjendjes, ndërsa Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë hapat ligjorë për ndalim të punimeve të paligjshme nga ana e autoriteteve komunale”, thuhet në reagimin e lëshuar nga MKRS.
Ky monument, sipas këtij dikasteri, ngërthen kujtimet e komunitetit për ngjarjet e pasura kulturore të organizuara në bibliotekën, kinemanë dhe sallën koncertale, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive.
21:34 / 14.07.2023
MKRS: Komuna e Skenderjat po e degradon Shtëpinë e Kulturës në Runik
M.Sh/RTKlive
Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar të premten mbrëma, kundër Komunës së Skenderjat e cila ka nisur rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik. Ky objekt, sipas MKRS-së, është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje, si dëshmi e historisë kulturore dhe rëndësisë së saj për banorët e Runikut dhe fshatrat rreth tij.
“Ndërhyrjet degraduese nga ana e Komunës së Skenderajt janë bërë pa pëlqimin e institucioneve të MKRS-së dhe në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Institucionet përgjegjëse të Ministrisë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të bërë vlerësimin fillestar të gjendjes, ndërsa Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë hapat ligjorë për ndalim të punimeve të paligjshme nga ana e autoriteteve komunale”, thuhet në reagimin e lëshuar nga MKRS.
Ky monument, sipas këtij dikasteri, ngërthen kujtimet e komunitetit për ngjarjet e pasura kulturore të organizuara në bibliotekën, kinemanë dhe sallën koncertale, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të programit vjetor thuhet se ka paraparë buxhet për renovimin e Shtëpisë së Kulturës, në mënyrë që ky monument të rijetësohet dhe të vihet në shfrytëzim për komunitetin e Runikut dhe më gjerë.
“Prandaj, i apelojmë komunës së Skenderajt që të ndërpresë veprimet e paligjshme, dhe njëkohësisht rikujtojmë që mbrojtja e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore e lokale”, thuhet në reagimin e MKRS-së.