Kam brengë
Të jetosh
Me hipokrizinë.
Kam brengë
Të përballësh
Me injorancën.
Kam firgë
Të jetosh
Në egoizmen.
Kam shqetësim
Të prekësh
Nga gënjeshtra.
Deshiroj
Të kesh mëni
Vandalizmën
Hajdutrinë
E gllabërimin.
Kurrë në jetë
Mos jeto
E mos dëgjo
Gjurulltinë
E thashethëmeve
Delirante
Deri në urrejtje.
Mbi të gjitha
Ikë larg
Mbiferrit të tradhëtisë
...Me Tradhëti
Nuk jetohet.
Jeto!
Me dinitet e identitet
Kombëtar e shtetëror
Me madhështinë
E së vërtetës
Dhe së drejtës
Që nuk duan
Mjeshtëri
E lakadredha.
DO TE SHIHEMI PERSERI!
Sot
Si gjithherë
Me mori malli per ty
E shpërtheva n’vaj
Dënesa gjatë.
U mundova
Të tretem i tëri.
Kaq kohë
Nuk të pash
Asnjëherë
Nuk u takuam.
Kujdes nga pritat!
E fjalët e liga
Që pengojnë
Takimin tonë.
Ne jemi
Siç jemi
E siç ishim
Unë gjysh
E Ti mbesë.
E kush është
Më i afërt
E më i ëmbël
Se “mjalti i mjaltit”?!
Do të shihemi prap
Me lot përseri
Tash me lot gëzimi
Do t’i lajmë
Fytyrat ton
URRETI PER NENEN
E ëma
Këshillon vajzën
I shpjegon
Fjalë divorc.
Ta pèrgatit
Për një trisht
Që do përballet
Shpejt në jetë.
Shkrep si vrull
Qortimi lutës
I njomësisë
Së vajzës:
“Po ti mami
Mos gabo...!”
Ai vrull qortues
Ishte reagim
I urrëtisë
Së vajzës
Për nënën e nxituar
Që mori veprim
Të shëmtuara.
RASTESIA
Rastisi edhe sot
Data ters.
U takuam shkurt
Afër shtëpisë sonë.
Biseduam shkurt
Ti mbyllur në veturë
Une jashte saj.
Folëm nën frigë
Larg qoftë
Me shenja
Të shurdhmemecëve
E gjestikulacion
Dronim urrejtjes.
Ne u çmallem
Nga malli i vjetër
Dhe brega e rënd
Qe ndalon takimet
Tona të përmallshme
Për inat kanunit
Ia thyem noçkën.
Kaq gjatë
Nuk u pamë
Në këtë takim
Ishim të ngurtë
Nuk qeshem
cnë gaz
Nuk të shkoj
Në shpirt
Dhe dritare
Të veturës
Ishe e mbyllur
Vetëm u pamë
E folëm
Pak fjalë
E thamë shumë
Me lot
Sa disa muaj
Që nuk u pamë.