Lisi!

Kultura

Lisi!

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:30
Adem Bytyqi

Lisi lind

Rritet lartë

Jeton gjatë

Ngrit shtat 

Mbi kreshta 

Dhe male

Mbi fusha t'gjelbërta

Mbushur plotë me lule

Që zbukurojnë

Shtatorët e dëshmorëve.

Anë e mbanë Kosovës .
 

Lisi pak pa vdek 

E la një amanet

Rune lirinë

Sepse për të

Është derdhur 

Një det gjak

Nga bijtë ma t'nderuar

T'kombit dhe atdheut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat