Të huaj atje largë rrugëve të botës
Si zogjë duke ikur e duke u kthyer,
Të ngarkuar me mallin e pa shuar dot
Që të djeg e i falesh me shpirt e lot…
Dikush na premtoi kullën e mermertë
Apo, të gjithë sikur ua patëm lakmi,
Në këtë truall buka e ka aromen e denjë
Dhe jeta e ka shijen e trungut me rrënjë.