Edhe pse e ke emrin e madh,” Agron”
nuk është mirë me hangër në çdo sahan
Nëse e ke emrin apo mbiemrin “Obrazdhda”
mirë nuk ban me hangër në dy grazhda
Nuk je lepur me u frigue, me u msheh në llugë
Mirë nuk është njeriu, me hangër me dy lugë
Ara duhet e ruhet,lërohet, punohet e bahet ugar
Bëhu njeri me fjalë e vepër, mos u ban zagar e tradhëtar
Grazhdet mbushen plot, por edhe shpejt zbrazën
Njeriu i keq e dembel, si kau që shpejt e lëshon brazdën
Ndonëse sahani ndotet, por lahet edhe fshihet
Mirëpor ,mëkati njeriut kurrë nuk harrohet e shlyhet
Nëse je një sahan lëpirës, ti mund t’jesh edhe gjakpirës
Gjakpirës e faqe zi, ta shohin sherrin një Shqiptari!...