Xhelal Ademi është skalitësi më i madh i poezisë, i ndërton aq bukur vargjet poetike sa që poezitë e tij sa më shumë që të lexohen aq më shumë të japin kënaqësi estetike.
Aq mjeshterisht i krijon e i formon figurat stilistike, metaforike e gjuhësore sa që lexuesin e lë pa fjalë, shkurt e qartë është model poetik i figurave artistike.
Mitra e përmbredshme frymëzuese e Xhelal Ademit është e përkryer për shkak se pas lindjes së poezisë aq bukur e kultivon vargun me figura sa që të japin mbresa të mëdha perceptuese imagjinative, mistike e shpirtërore.
Si argument e kemi poezinë "Çaste të nemura" të Xhelal Ademit.
"Çudi, s'i ndejte kaq e nemitur
As fjalë as letër, dot
Apo adresën mbi zarfën ngjitur
Ta fshiu një kokërr lot."
Që në katër vargjet e para poeti Xhelal Ademi të jep atë shijen e "çuditshme" të dyanëshme ndjesore e perceptuese, të përmbredshmen të "nemitur", pa "fjalë" e "letër dot" dhe të përjashtmen figurative "të "adresës mbi zarfin e ngjitur" të "fshirë" nga "një kokërr lot".
Sidomos shumë ndjesore janë katër vargjet e strofës së dytë, ku poeti shpreh një imagjinatë-mistike-shpirtërore të dhemshme me anë të figurave kyçe të "raftit", "postës" dhe "koshit"
"Pastaj kur n'rafte për disa muaj
Ajo qëndroi në qosh,
E merr nga posta një dorë e huaj
Dhe hedh dikund në kosh."
Ndjenjat poetike të brendshme të katër strofave të para të "nemitura e të fshira me kokërr loti" dhe me pamjet e jashtme te figurave të 'raftit, postës" dhe "koshit" në vargjet në vijim perceptualisht apo ndjeshmërisht janë të skalitura me shije, ngjyrime e aromë poetike:
"Ndaj t'zeza qenkan këto harrime
Pa shkas, pa dert, pa zë
Tash kot mas kohën nëpër thërrime
Se ti nuk dukesh më."
Kulmi i figurës së fuqishme, i muzikalitetit dhe ritmit shpirtëror poetik te poezia e Xhelal Ademit shprehet në vargjet e fundit:
"Kjo verë mbi ne pru shi më tepër
Rrëzoi një det të tërë..."
Citojmë katër vargjet e fundit:
"Ndoshta nemitja s'qe jona vepër
Me mend s'e patëm bërë,
Kjo verë mbi ne pru shi më tepër
Rrëzoi një det të tërë..."
Poezia "Çastet e nemura" është e ushqyer, e mbushur, e mishëruar:
- me ndjenja poetike;
- me pamje figurative;
- me shije e ngjyrime poetike;
- Me muzikalitete e ritme të brendshme dhe të jashtme poetike.
Xhelal Ademi
Çaste të nemura
Çudi, s'i ndejte kaq e nemitur
As fjalë as letër, dot
Apo adresën mbi zarfën ngjitur
Ta fshiu një kokërr lot.
Pastaj kur n'rafte për disa muaj
Ajo qëndroi në qosh,
E merr nga posta një dorë e huaj
Dhe hedh dikund në kosh.
Ndaj t'zeza qenkan këto harrime
Pa shkak, pa dert, pa zë
Tash kot mas kohën nëpër thërrime
Se ti nuk dukesh më.
Ndoshta nemitja s'qe jona vepër
Me mend s'e patëm bërë,
Kjo verë mbi ne pru shi më tepër
Rrëzoi një det të tërë...