I ka mbushur Haqa plot 59 vjet,
E duket t’i ketë më pak se 40-të.
Nuk e lodhin vitet, punët në biznes,
e tij, një botë me sukses.
Jeton sikur bleta i lidhur për punë,
Me fëmijë dhe miq, që i do aq shumë.
Kënaqet kur ata i sheh n’lumturi,
Edhe pse vet struket në pleqëri.
Humaniteti e tij, nuk ndalet askund,
Si dhe për vendlindjen, që e do pa fund.
Këtë traditë të mirë e ka trashëgim,
Nga të parët e tij, tashmë në amshim.
Djalë i Nezir Sulës e nënës Sofi,
Nga shtëpi me kashtë, ngrit pasuri.
Lindi “Victorinë ” me kaq kapitale,
Si dhe një familje me shumë ideale.
Të ndihmoj të varfrit, ashtu me rend,
Kulturën dhe artin, si edhe studentë ...
Nuk i kap kalemi të mirat e Pribocalisë,
Të jetojë sa malet e larta të Malësisë.
E mbyllim këtë vjershë, sa për të uruar,
Ditëlindjen e Haqës, për shumë vjet gëzuar!