Ansambli Eksperimental i Lumbardhit ka nisur punën e tyre në krye me mjeshtrin muzikor, Ilir Bajri.
Gati 30 muzikantë të rinj po marrin pjesë në punëtori në përpjekje të ngritjes së shkathtësive të tyre muzikore. Ndërkaq qëllimi i tyre do të jetë krijimi muzikor bazuar në një prej veprave të regjisorit, Besim Sahatçiu, i cili është gjyshi i artistes me nam botëror, Rita Ora.
“Në punëtori po marin pjesë rreth 20-25 muzikantë të rinjë, ku së bashku me Ilirin, do të kompozojnë dhe interpretojnë muzikë të frymëzuar nga dokumentari “117” i Besim Shahatçiut”, thuhet në njoftimin e tyre.
Premiera e Ansamblit Eksperimental të Lumbardhit, do të interpretohet më 8 gusht, në Kino Bahçe gjatë Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “DokuFest”.