Roobin Hood ishte fisnik, por sakrifikoi gjithçka për të venë sado pak në vend dinjitetin e popullit të tij, ai fitoi përjetësinë, deri kur do të presim ne që të na lindë një Roobin Hood shqiptarë!
I cili do t'i ndëshkonte shkelësit e ligjeve, do ta luftonte korrupsionin dhe keqpërdorimet që po rëndojnë çdo ditë e më shumë mbi gërbaqin e popullatës tatim paguese, do ti rregullonte pensionet e pensionisteve kontribut dhënës, ku edhe Gjykata Kushtetuese bjerë një Vendim të çuditshëm duke i cilësua vetëm vitet e '90 si ligje diskriminuese, jo mor jo, se edhe në vitet e '80 kishte ligje edhe më diskriminuese se ato të viteve ‘90, ku shqiptarët e Kosovës u shpallën separatist e irredentist dhe për tu punësuar ose regjistruar në Universitet, kërkohej Vërtetimi i përshtatshmërisë Ido – Politike, i cili vërtetim atë botë lëshohej nga Komitet Komuniste të Komunave ose qyteteve.
Po ashtu pse bash viti 1999, kur të gjithë e dinë se vetëm në vitin 2002 kishte filluar të aplikohet Trusti?
Pse nuk behët klasifikimi i skemës pensionale për shembull, prej 5-10 vite, prej 10 deri 15 vite etj.
E shumë pa drejtësi e parregullsi!