Me pazarin e dikurshëm të vjetër, me pemë e perime, me shalqinj e pjepër
Që të shtunave zakonisht shetitej poshtë e lart, ku bëheshin pazare vetëm për idare
Qyteti yni më i miri, me traditë, bujari, shetitje e mikpritje, me të ri e t’vetër
Që dikur më heret quhej si Hani i Ferizit, Tasjan, Ferizovik e së fundmi Ferizaj
Për të ardhurit nga vise të ndryshme, nga diaspora për t’na i mbushur arkat me para
Që këtu bisedohet kujdesshëm, pihet shumë cigare me kafe, birra, akullore, bozë e qaj...
N’qytetin tonë të ri, që tani posa mbushi 150 vjet, si dje, sot e nesër
Pati aktivite edukativo-arsimore, kulturore, muzikore, dramatike e shpirtrore
Me valltarët, hokatarët me shoqërin e dikurshme “Kastriotët” e ri e t’vjetër
Në mes qytetit me nënkalimin e ri, mes ndërtimeve me ndërtesa të larta
Me një tregëti në mes të bizneseve, të trenit e t’hekurudhës së vjetër dhe tani të re
Të bie n’sy e ta tërhjek vëmendjen, me plot kërshëri, ky qytet yni i ri
Me nënkalimin e ndërtuar, me muralet artistike, nga artistët tanë mendje ndritur
Si dhe murali te stacioni trenit, ku të përkujton ekzodin e popullit tonë për liri...
N’Ferizaj shumë herë pati organizime, ku u mbajtën kuvende, me popull e tribun
Këtu qëndruan, kaluan e rezistuan shumë heronjë, Atdhetarë e Patriot
Si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Mic Sokoli, që i dolën kësaj toke zot
Por pati edhe aso t’ligjë e t’ shitur, si Hagji Qamila e shpiuj
Kishte protesta e demonstrata të shumta, me gjakderdhje, të qeta e me shumë dhunë...
Qytetarët e këtushëm gjithhere me punë, halle furnizohen nëpër marketët;
Viva Freshi, Inter-Exi, Eli-Abi, Elkosi, Emona, Vilexhi, Plus Marketi...
Njerëzit këtu shetisin, sillen e pshtillen shpeshhere, me flamuj, veshje me tirqe
Ku blejnë ushqime tani më me çmime të shtrenjëta, për familjet e tyre dhe për veti
Që gjithmon këtu kishte tregëti e miqësi, me shumë ngjarje kombëtare e sihariqe...
Ajri shumë i pastër, që vie direk nga malet e Sharrit, Jezerci dhe nga Lubeteni që sjellin freski
Gjithashtu “Bifurkacioni “ i famshëm me pejzazhin e bukur, si dhe lumin e Nerodimës përmbi
“Bifurkacioni”si nocion, fenomen natyror e njerëzor, është kur një lum ndahet në dy degë;
njëra degë derdhët në Greqi në detin Egje;ndërsa tjetra derdhët në Bullgari n’detin e zi...
S’duhet harrur “Parku i Lirisë “për mushkërit e bukurit me pishat e gjata, bukuri e rrallë
Me ujët e burimit të mirë e të lirë, të pa shtjerrur nga fshati pikturesk ejona Pleshinë
Në këtë qytetin tonë që vie shpejt, me një bori të fortë porsi treni i dikurshëm, për njerëz dhe mall
Që kur ta pish ate, të pihët koka dhe të shërohet mendja , shpirti, zemra, me mall e shumë adrenalinë!...