Filmi i Fisnik Maxville, “The Land Within” ka arritur të marrë çmim në festivalin e njohur të filmit në Locarno në Zvicër
Lajmin e ka bërë të ditur "Ikonë Studio", si produksion realizues i filmit. “Ky moment i rëndësishëm vjen shtatë vjet pas veprës së njohur të Maxville, "Lost Exile", e cila siguroi një çmim filmi”, thuhet në njoftim.
"The Land Within" bashkon një ekip ndërkombëtar krijuesish nga Kosova, Zvicra, Franca, Maqedonia dhe Shqipëria, duke shfaqur bashkëpunimin e mrekullueshëm mes ekipit krijues.
Tema e filmit ndërlidhet me një familje balkanase në periudhën e pasluftës duke shpërfaqur përditshmërinë dhe problematikat e tyre.
Në premierën e filmit kanë qenë të pranishëm regjisori Maxville, producentët Valon Bajgora, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin si dhe pjesa tjetër e ekipit.