O shqiptarë pa bërthamë,
harruat at edhe amë!
Pse bëheni copë e gri,
nga bardhësia bëheni faqezi...
Reagojnë bashkëpunëtorë,
Reagojë edhe i madhi horrë!
Reagojë vrastari i Serbisë,
për t’mbjellë zi n’zemër t’shqiptarisë...
Reagojnë Ballkanit i flakur,
që varret i la të hapur!
Po këta janë jashtë mbërendisë,
se kemi pritur prej opozitës shtëpisë...
Shqipfolës bashkëpunëtorë,
popullin doni për ta bërë horë!
Po dëmtoni atdhetarë me nënkëmbëza,
tradhëtarët dheu s’i lenë bërenda...
Ju horra s’mbërrini dot ku jeni nisë,
bërthama shqipes punët po’i qëndisë!
N’kry e ka atë që donë,
Maqedoninë e viziton!
I tërë populli mbërapa i shkon...
Shqipja trojet i ka nënë,
fuqizohet ajo n’bërthamë...