Kroi i fshatit tim! 

Kultura

Kroi i fshatit tim! 

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:29
Adem Bytyçi

Aty n'fund

T'fshatit tim

Gjendet një krua

Ujê t'freskët 

Rrjedh pa mbaruar .

 

Sa herë shkon te ai 

Për ta shuar etjen

E dëgjon një muzikë

T'kujton tingujtë

E një simfonie .

Duke krijua oktava

Gjatë rrjedhjês sê tij.

 

Kroni është i moqem 

Askush nuk e mban mend

Thonë" ujtë e tij ka rrjedh

Edhe atëherë

Kur n'këto troje 

Nuk ka pasur 

As një popullatë tjetër

Përveq Pellazgë

Dhe fise Ilire 

Nga të cilët 

E kanë gjenezën

Kësulëbardhët shqiptarë

Populli më paqëdashës

N'rruzullin tokësor .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat