Grindavecët n’shtëpi,
njëri me shkijt tjetri n’Greqi!
Fare s’flasin n’mes veti,
janë betuar t’jenë pushteti!
Uroj t’vijë ditë e bardhë,
t’jenë unik këta shqiptarë!
N’mes vehte s’pari t’bējnē kuvend,
si tani mos t’veprojnë pa mend…
Hasmi i donë kështu t’përçar,
për t’ju bërë arat ugar!
Për t’i bërë pes në pikë,
vatrat e tyre për t’i fikë…
Trojet tona me etnicitet,
t’votojnë s’bashku t’gjithë për një shtet…
I tërë sovrani ta zgjedhë një t’parë,
që trojet e veta i bën ugar…
Ne do t’kemi forcë për jetë,
kur shqiptarët janë një shtet…