Në këtë anë të Luginës
Ka një lloj kasneci,
Mundohet të nxjerr
Qumësht nga buburreci.
Dikur në komunizëm
Ishte paksa ndryshe,
Kasnecët kërkonin
Qumësht dallëndyshe.
Bile dhe nga pleshti
Nxirrnin pak dhjamë,
E çonin një jetë
Me pordhë e piskamë.
Kurse në demokraci
- Derrit i thonë dajë,
Lavd e zënë t’i këpusin
Një qime në Saraj.
Sepse për kasnecët
Tingëllon ideale:
- Më mirë derr i lumtur,
Se Sokrat me halle...!