Nganjëherë bëhët bishë që tërbohet
Nganjëherë e përkulur që s’dëbohet,
Nganjëherë e idhët që nuk ëmbëltohet
Nganjëherë e ëmbël që nuk harrohet.
Herë duket tunel, nëpër te hynë e del
Herë me sy qelë e herë me sy mëshelë,
Herë e prek si fluskë e ftohtë dëbore
Herë fëmijë i lastuar që të ik prej dore.
Duaje jetën ashtu sikur është e atillë
Rrugëve të lodhjes me pak shkëlqim,
Sikur t’ankoheshe me fuqinë e botës
Me një fjalë shpirti do gjejë shërim.