Frikacakët

Kultura

Frikacakët

Nga: Musa Ahmetaj Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:31
Musa Ahmetaj

Parlamentarëve tanë

Në palcë ju ka hy frika

Nuk po guxojnë fare

Të kthehen në karriga

 

Disa në ikën në det

E të tjerët në male

Të merren me fukarallëk

Vërtet është banale

 

Disa deputetë mbajnë

Anën e pozitës- të fortit

Me shkrim deklarohen

Kjo është punë e Zotit

 

Të tjerë bëjnë apel

Në fb të mos i fyejnë

Se në punët e Zotit

Nuk mund te ndërhyjnë

 

Ndoshta në shtator

Do ta hjekin pak tutën

Me bateri të mbushura

Në parlament do të futën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat