Nëpër sitën e stër-rrallë të rërës
Zgjohen ëndrrat e vjetra të lumenjve
Nga vetmia e rehatshme, e paqartë
Në lodhje, rraskapitje të gjatë
Së bashku me mallkimin tim
U raftë rrufeja kokave tradhtare
I plagosur në shtat është kombi im
Nga padrejtësi e Europës dinake
Se gjëmimi i maleve na zgjon nga gjumi
Se lundrën tonë po e tundin valët
Përçarjet të shkrihen në unitet
Shtigjeve të fshehta po bredhin kusarët
Klithja që shpie burimeve t'agimit
Mbështjellë me velin e qetësisë
Thërret për aktin e Ribashkimit
Thërret për nder të Shqipërisë.