Dy serbë veriorë
Në ditë të pazarit,
I thotë njëri-tjetrit
-Je vegël e shqiptarit!
Grindja merr vrull
Për çështje private,
Si dhe për një punë
Që kryhet pas nate.
Askush nuk e din
Ku qëndron problemi,
Pa vegla e vegza
Nuk bëhet karremi.
Sepse pa hanxhiun
S’bëhet llogaria,
Ndaj edhe lëmshit
I ngatërrohet fija.
Kur veglat ngatërrohen
Me vegzat nga Lugina,
Sa herë kris në Veri
N’jug të dhemb shpina.
Nuk na mbetet tjetër
Veç këngës e sharkisë,
-Çka pi thotë Dema- Kadrisë:
Nxirrja deles e futja dhisë!