Në Vushtrri së fundmi iu është shtuar një festival tjetër kulturore. “Castle Fest” në edicionin e parë të organizimit arriti të mbledh publik të shumtë.
Të veçantë e bën fakti që është festival i filmit i cili cak ka Kalanë e qytetit që ndodhet në qendër. I pranishëm në ceremoninë hapëse ishte edhe kryetari, Ferit Idrizi.
“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës”, tha kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Për dy ditë ky festival do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, derisa filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtë.