Ata,
Të ngrohin dhe shkëlqejnë,
Më shumë se dielli,
Të vrasin dhe djegin,
Më shumë se zjarri,
Duan dhe vuajnë,
Por kurrë nuk harrojnë!
Ata,
Edhe në heshtje,
Me ty flasin,
Bërtasin,
Godasin,
Me heshtjen qajnë,
Dhimbjen e mbajnë,
Lajnë stuhitë
e gjurmëve tua,
Thajnë shtigjet
nën këmbët e kohës,
Por...
Ata,
Edhe në heshtje dashurojnë!