Artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj, do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e Artit në Venedik, vitin e ardhshëm.
Për këtë ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pasi i ka pritur në takim artistet kosovare.
“Sot i përgëzova dhe urova mbarësi në këtë rrugëtim.
Biseduam për konceptin e projektit ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’, për punët dhe përgatitjet që po bëhen për këtë prezantim të rëndësishëm të Kosovës para artistëve dhe artdashësve nga mbarë bota”, ka shkruar Çeku.