Unë dhe ti or Milqe
Morëm të njejtën rrugë
E lidhëm marrëveshjen
Me hangër me një lugë
Vërtet ta dhash lugën
Ti e more edhe thikën
Tash para gazetarëve
N, palcë ma ke shti frikën
Tash para mediave
Po më humbë kontrolla
Nuk po e dallloj rakinë
A është nga rrushi a molla
Tash më të madhe
Vërtet më ka rrokur zori
A thua si po deklarohesh
Sot te ky farë prokuori
Të gjitha këto hetime
Është lojë inskenimi
Më duhet para botës
Një lloj manipulimi
Mës beso mua vëlla
Mos qofsha unë Vuqa
Asnjë nga premtimet
Unë kurrë nuk e huqa
Atë ditë nga Banjska
Ëmbël më pozdravite*
Gëzimet në maksimum
Ma rrite adrenalinën
Të përshëndet vëllai
Me zemër nga kabineti
Ti rri pak pak në terr
Dhe fol pak vet me veti
*përshëndetje