Sikur bjeshka të zë frymën
Sikur dielli e ndal dritën,
Gërrithet nuri sipër guri
Shkundet lulja pa parë rritën.
Trupin e njomë e laracojnë
Me kryqa hienat e malit egër,
Zemra vajë kumbon n’mes nesh
Turpi shetit i lirë shesh më shesh.
Sa herë ringjallën dhëmbjet nëpër mote
Edhe henëza e heshtur n’botën tjetër,
Bota derdhet e pështyhet në fytyrë
E turpëruar pa e parë vehtën në pasqyrë…