Sa paguhesh ti i mjerë,
që ia hap shkjaut një derë!
Duke i bërë vëllait sherr...
Ti thua se s’ka pronar,
e fut shkjaun gjithmonë n’arë!
Për këtë tokë n’gjak shqipja është larë!
Tokën e Veriut e quan t'askuaj!
shkelë mbi gjakun e vëllezërve tuaj!
Fund e krye je me shkja,
zia t'mbuloft sa s‘ka ma!
T’i qofsh gjithmonë i marruar,
me lavdi t'hasmit je kurorëzuar!
Si s'ke marre i parë me dalë,
t'keqen e flet me ndërkombëtar!
Sigurinë vëllai që bën n'vend t'vetë,
për këtë ty t'vije siklet!
Thua ta bëjnë këtë do t’tjerë,
për t'ja hap shkjaut prapë një derë...