Si s'mu kujtue me t'dasht pak ma shumë
Se dashuria e ban t'gjallë të vdekunin
Me ca dritherima buzeqeshjesh n'vaj
Me çelë bozhuret n'vjeshten atje n'Kavaj
Si s'mu kujtue me trokit nderë
Si erë e lehtë kërcitje degsh
Me knue atë t'vjetrën kangë
Kanarin n'qerdhen e saj
Si s'mu kujtue me t'dasht veç edhe pak
t'dhash zemrën jo shpirtin me ma vra.
U mërzita
U mërzita sonte
Fort u mërzita..
E deshta me ardhë te ti..
Besom mezi e ndala vetën
Se m'kish marr malli për atë përqafim..
U mërzita
U mërzita e prapë edhe nga hana e fsheha
Lot me rreshjet e shiut i përzijta..
Duke fshehur mallin me një buzëqeshje t'rreme..
mes bubullimash dhimtsh
U mërzita e s'mujta me ardhë te ti
Me u përplas mbi gjoksin tënd...
Sikur atëherë... n'korrikun e kaluar
Unë u mërzita sonte se të harrova sy bukuri im.
T'pres atje
Atje ku s'ka turma njerzish..
Atje po t'pres..
Ku troket ndjenja..
Eja..n'qytetin e dashurisë
Ti bashkojm zemrat
Atje po t'pres
Tek stoli i trëndafilave
Ulur buzë Lumbardhit
Me pulëbardhat tuj kuvendu
Nëpër kujtime tuj shtegëtu...
Atje nëpër natë tuj lundru.