M’ka pas thënë dikur, i madhi ynë që ishte n’za
Mbaje n'mend mirë baco, ai që i ka dy gra
“Këpucët i mbetën pa i fshirë-lustruar
Ndërsa këmishat pa i hekuros dhe pa i la!”
Më thoshte gjithashtu dikur, një miku imi krejt i qetë
Që kujdesej shumë dhe ishte i pasionuar fort për bletë!
Kur ju ofronte ushqim atyre, dhe në heshtje ju thoshte:
“Bletë, mori bletë: Kuku për filanin, se çka e ka gjetë!
Me kë kam jetuar, dhe me kë kam mbetë në jetë”...
Andaj të keni kujdes, ju që jeni me nga dy gra
Mbajeni një afër vetes tuaj le të ju shoqroj
Ngase ju “rigjeneron, ju nderon e ju plotson...
Nga problemet jetsore ndoshta ju largon?"
Ndërsa tjetra artakja e saj, juve pobleme ju krijon!...
Ndonëse nuk i dihet fare kësaj jete?
“Që padyshim kështu e kërkove, e lype dhe e gjete”
Që ndoshta sëmureni keq, e mbeteni në shtrat s’i gjatë…
S’vije kush me ju qelë e mshelë derën assesi
Me ju pa nga afër, dhomën as teshat e juve me ju la!
Fëmijët tanë dihet, po lakmojnë e kujtojnë
për një jetë më të lirë e më të mirë në botë:
Për pasuri, para e makina luksoze, por po harrojnë
Nuk po mendojnë fare për prindërit e tyre
për një jetë me rreziqe dhe krejt ndoshta të kotë!
Paske pasë shumë të drejtë, o ti që ishe me emër e n’za
Me të gjitha të këqijat, problemet e telashet
Njeriut që jeton, mban dhe i ka dy gra!..