Njëri e ngushton rripin e tjetri ngreh këmbëzën
Djalli ledhaton me karamele duke lozur me bebëza,
Quar peshë vorbulla, i nxitë edhe fluturat duke i zhbi
Qielli një rrjetë e dendur i mbushur plot korba të zi.
Kambana e pikëllimit n’mes vetullave varë
Në beteja të zjarrta gjoksin e shpalos skamja,
Zotin e vet sëcili e thërret kur i ngushtohet rrethi
Edhe atëherë kur substancën e vet e kafshon.
Aromën e gjethit njomë e ndien secili në shpirt
Kobzezët si hije përhidhen me sqepin e shigjetarit,
Asgjë s’mund të thuhet, se po sajohet një përrallë
Edhe perëndia zihet ngushtë me cilin me u marrë.